KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Çlirimtarët – sillini në shtëpi” – poster i madh shfaqet në kryeqytet  me portretet e ish-krerëve të UÇK-së

“Çlirimtarët – sillini në shtëpi” – poster i madh shfaqet në kryeqytet  me portretet e ish-krerëve të UÇK-së

Një poster i madh me mbishkrimin “Çlirimtarët – Sillini në shtëpi” është vendosur në objektin e Hotelit Grand, duke paraqitur portretet e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Posteri, i realizuar në sfond blu me figura të stilizuara në të zezë, është vendosur në një zonë të dukshme të qytetit dhe shoqërohet me simbolikë që lidhet me periudhën e luftës dhe diskursin publik për rolin e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Mesazhi “Sillini në shtëpi” interpretohet si thirrje publike që lidhet me situatën aktuale të tyre në procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Pamja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale nga deputetë të ndryshëm. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.