KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Clinton citon Kuranin: Allahu i krijoi njerëzit të ndryshëm që të njihen dhe të mësojnë nga njëri-tjetri

Clinton citon Kuranin: Allahu i krijoi njerëzit të ndryshëm që të njihen dhe të mësojnë nga njëri-tjetri

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka kritikuar paragjykimet ndaj myslimanëve, duke bërë thirrje për më shumë mirëkuptim, respekt dhe njohje të ndërsjellë mes njerëzve me besime të ndryshme fetare.

“Jam lodhur nga njerëzit që i përçmojnë myslimanët vetëm pse janë myslimanë”, ka deklaruar ai, duke iu referuar mesazhit të Kuranit për bashkëjetesën dhe rëndësinë e njohjes së ndërsjellë mes popujve.

Clinton tregoi se këtë mesazh e kishte dëgjuar fillimisht nga vajza e tij, e cila e kishte lexuar Kuranin nga fillimi deri në fund kur ishte 15-vjeçare dhe i kishte kërkuar edhe atij ta lexonte.

“Kurani thotë se Allahu i vendosi njerëzit e ndryshëm në Tokë jo që ta përçmojnë njëri-tjetrin, por që të njihen dhe të mësojnë nga njëri-tjetri”, ka thënë Clinton.

Ai theksoi se në çdo besim fetar mund të ketë individë që veprojnë keq, pasi, sipas tij, të gjithë njerëzit kanë të metat e tyre.

“Ka njerëz që bëjnë keq në çdo besim, sepse të gjithë jemi qenie njerëzore me të meta”, u shpreh ish-presidenti amerikan.

Clinton kritikoi gjithashtu luftërat fetare dhe përplasjet kulturore, duke shprehur lodhjen e tij nga ndasitë që krijohen në emër të fesë dhe identitetit kulturor.

“Luftërat fetare, luftërat kulturore – jam thjesht lodhur nga kjo”, deklaroi ai.

Mesazhi i 80-vjeçarit vë në pah rëndësinë e tolerancës fetare dhe të dialogut mes komuniteteve, në një kohë kur dallimet fetare dhe kulturore shpesh shfrytëzohen për të nxitur ndasi dhe armiqësi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.