Takime B2B, agjenda live, asistent digjital i personalizuar dhe ndërveprim live me folësit, të gjitha në një platformë.
Business Reset 2026 vjen këtë vit me një shtëpi digjitale të vetën. Në br.clientora.tech, çdo pjesëmarrës ka profilin e tij, axhendën e plotë të ditës, takime B2B me kompanitë pjesëmarrëse dhe mundësinë t’u drejtojë pyetje direkt folësve.
Platforma është krijuar nga Karrota dhe fuqizohet nga Clientora, AI asistenti i ndërtuar për biznese dhe evente. Rrjetëzimi nis që para 12 nëntorit dhe vazhdon gjatë gjithë ditës në Hotel Marriott Tirana.
Një platformë për gjithë flagship event-in
Business Reset 2026 sjell 16 folës, 9 workshop-e dhe mbi 150 kompani në të njëjtën ditë. Platforma i mbledh të gjitha në një vend, të organizuara sipas asaj që i duhet pjesëmarrësit në çdo moment.
- Profili im: takimet, workshop-et, pyetjet dhe të dhënat personale të çdo pjesëmarrësi, në një faqe.
- Pjesëmarrësit dhe kompanitë: lista e plotë e njerëzve dhe e kompanive që marrin pjesë, për të gjetur kë duhet të takosh.
- Takimet: matchmaking dhe takime B2B të planifikuara me pjesëmarrësit e tjerë, para dhe gjatë eventit.
- Axhenda: programi i skenës kryesore dhe i workshop-eve, me orarin dhe sallat.
- Folësit: profili i çdo folësi, me kompaninë dhe temën që prezanton. Butoni “Pyet” i lejon pjesëmarrësit t’i dërgojnë pyetje direkt folësit.
- Sondazhet dhe pyetjet: sondazhe live gjatë sesioneve dhe pyetje për folësit, që e kthejnë sallën në bashkëbisedim.
- AI asistenti: asistenti i Clientora-s ndihmon pjesëmarrësit të orientohen në axhendë, folës dhe takime.
- Partnerët: sponsorët dhe partnerët mediatikë kanë prezencë të dedikuar, me faqe kompanie brenda platformës.
Si funksionon
Përdorimi është i thjeshtë dhe funksionon direkt nga shfletuesi i telefonit.
Para eventit
- Pasi të keni blerë biletën, do të merrni një email automaktik. Hyni në br.clientora.tech me email-in dhe fjalëkalimin e llogarisë suaj.
- Plotësoni profilin, që pjesëmarrësit e tjerë t’ju gjejnë lehtë.
- Shfletoni pjesëmarrësit dhe kompanitë, dhe caktoni takimet B2B që ju interesojnë.
- Ndiqni axhendën dhe zgjidhni workshop-et ku do të merrni pjesë.
Në ditën e eventit, 12 nëntor
- Te hyrja e Hotel Marriott Tirana, skanoni kodin QR që ju tregon hostesa dhe hyni menjëherë në platformë. Mund të hyni edhe me emrin dhe kompaninë.
- Gjatë sesioneve, shtypni “Pyet” te folësi që është në skenë dhe dërgoni pyetjen tuaj.
- Votoni në sondazhet live dhe ndiqni takimet e planifikuara nga profili juaj.
- Kur keni nevojë për orientim, pyesni AI asistentin për orarin, sallat ose folësit.
Business Reset, i lidhur para, gjatë dhe pas skenës
Me Clientora, Business Reset e zgjeron vlerën e ditës përtej sallës: takimet lidhen më shpejt, pyetjet arrijnë direkt te folësit dhe partnerët kanë kontakt real me pjesëmarrësit.
Fisnik Ismaili (Karrota), krijuesi i platformës, është njëherësh edhe folës në skenën e Business Reset 2026, në panelin e 360° Marketing.
Business Reset 2026 · Re-think. Re-build. Re-connect. 12 nëntor 2026, Hotel Marriott Tirana Platforma: br.clientora.tech · Bli biletën tënde: businessreset.al

