Carvajal zbulon prapaskenat te Real Madridi: “Lajmi doli pas vetëm gjysmë ore”
Dani Carvajal ka folur për konfliktin mes Federico Valverdes dhe Aurélien Tchouaménit, duke e cilësuar incidentin si diçka jo të pazakontë në dhomën e zhveshjes së Real Madridit.
“Kam qenë shumë vite te Real Madridi dhe përplasjet mes lojtarëve kanë ndodhur disa herë. Por asgjë nuk është bërë publike”, deklaroi mbrojtësi, duke theksuar se e shqetësoi më shumë shpejtësia me të cilën lajmi doli në media, vetëm rreth gjysmë ore pas incidentit.
Carvajal zbuloi gjithashtu se kishte qenë pranë transferimit te Al-Gharafa në Katar, por përvoja e frikshme e përjetuar nga afër gjatë luftës, së bashku me kunatin e tij Joselu, e bëri të tërhiqej nga kjo mundësi.
Në vend të Katarit, ai zgjodhi Getafen, me synimin që të rikthejë kënaqësinë e futbollit pas një periudhe të vështirë me lëndime. Ai foli edhe për marrëdhënien me Álvaro Arbeloan dhe vlerësoi paraqitjen e Real Madridit në fitoren 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clásico”. /Zëri
