KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku rikujton: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku rikujton: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së Forcës.

Çitaku ka bërë të ditur se së bashku me deputetin e PDK-së dhe ish-komandantin e FSK-së, gjeneralin Rrahman Rama, kanë kujtuar 14 dhjetorin e vitit 2018, kur Kuvendi i Kosovës votoi për transformimin e FSK-së dhe marrjen e mandatit të ushtrisë.

Ajo ka rikujtuar se në atë kohë presidenti Hashim Thaçi ishte komandant suprem i Forcës.

"Sot, bashkë me deputetin tonë, gjeneralin Rrahman Rama, kujtuam 14 dhjetorin e vitit 2018, kur Kuvendi votoi që FSK-ja të merrte mandatin e ushtrisë. Në atë moment historik, presidenti Hashim Thaçi ishte komandant suprem i Forcës, ndërsa gjenerali Rama, si komandant i saj, luajti rol vendimtar në përgatitjen e FSK-së për mandatin e ri dhe e udhëhoqi Forcën në vitet e para të transformimit."

Në prag të 28 Nëntorit, kur festojmë Ditën e Flamurit dhe kujtojmë daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderojmë ata që luftuan për lirinë që ne sot kemi për detyrë ta mbrojmë me çdo çmim.

Të dashura pjesëtare dhe të dashur pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës, ju falënderoj për përkushtimin me të cilin i shërbeni Republikës.

Urime Ditën e Forcës, Kosovë!"

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.