Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar për dështimin e mbajtjes së seancës së Kuvendit, si pasojë e mungesës së kuorumit.
Ajo në një postim ka kritikuar partinë në pushtet, LVV-në duke thënë së po dështon vazhdimisht të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.
“Një parti që ka fituar mbi 50% të votave dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend. Papërgjegjësi e skajshme”, shkruan Çitaku.
Ajo tutje ka thënë se puna e parë dhe kryesore e deputetëve është miratimi dhe inicimi i nismave ligjore, duke e cilësuar se është kontratë me qytetarin dhe vend pune.