“Çka ka, çka s’ka”, është pyetja të cilës i përgjgijet nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku. Sipas Çitakut, tashmë ka mungesë të drejtësisë, mohim të fjalës dhe jo vetëm
Si jo rrallëherë, nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i është drejtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me një postim në Facebook, postim i cili i përgjigjet pyetjes “Çka ka, Çka s’ka” të videos së fundit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Lëvizja Vetëvendosje kishte publikuar një video, përmes së cilës, tregonte se çka kishte ekzistente në Kosovë e që kishte munguar viteve të fundit përgjatë qeverisjeve të kaluara. Sipas Çitakut, tashmë ka mungesë të drejtësisë, mohim të fjalës dhe jo vetëm.
“Çka ka dhe çka s’ka ditëve të fundit dhe jo vetëm nga Qeveria Kurti? Ka mbrojtje të pakusht për Martin Berishajn, nuk ka sjellje të tij para drejtësisë. Ka mohim të fjalës për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe elozhe për Oliver Ivanoviqin. Ka çnjohje dhe ngecje në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, s’ka procedim të aplikacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ka një Albin Kurt në opozitë dhe një Albin Kurt tjetër në Qeveri. Kryeministër, nuk fshihet historia si komunikatatë e LVV-së dhe qëndrimet e juaja në FacebooK”, ka deklaruar Çitaku.