Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, sot në një konferencë për media, tha se ambasadori Martin Berishaj “nuk shkakohet për shkak të spekulimeve”.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ajo në një status në Facebook ka shkruar se ambasadori Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë.
“Shkarkimi nuk mjafton, Ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë. Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë. Menjëherë”, ka shkruar Çitaku.