KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku i përgjigjet Muratit për vizat: Kontributi juaj i vetëm është gazi lotsjellës dhe vonesat

Çitaku i përgjigjet Muratit për vizat: Kontributi juaj i vetëm është gazi lotsjellës dhe vonesat

Zyrtarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ai ia atribuoi Qeverisë Kurti meritat për liberalizimin e vizave.

Çitaku tha se Vetëvendosja po bëhet “qesharake” me këto pretendime dhe theksoi se kontributi i vetëm i tyre gjatë procesit ka qenë gazi lotsjellës dhe vonesat e shumta.

Në reagimin e saj, ajo e akuzoi Muratin se po merret me “krekosje” në vend se të kryejë detyrat e tij qeveritare.

“Kontributi juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës dhe vonesat disa­vjeçare. Asnjë kontribut tjetër nuk keni. Asnjë. Qesharak jeni bërë,” shkroi Çitaku.

Ajo ironizoi se, me këtë qasje, një ditë Murati mund të pretendojë se ka shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë dhe ka çliruar Kosovën.

Çitaku e ftoi ministrin të dalë dhe të shohë realitetin e qytetarëve, duke i përmendur çmimet e barnave dhe vështirësitë financiare të pensionistëve.

“Dil pak dhe shko në një barnatore, i sheh qytetarët duke mos pasur para as barnat me i pagu. Dil dhe tako ndonjë pensioner, e të tregon se si po duhet me kursy nga buka e gojës për t’i paguar faturat e energjisë,” u shpreh ajo, duke e mbyllur reagimin me thirrjen: “Kryeje ndonjë punë tënden, e pastaj krekosu.”

Reagimi vjen pas deklaratave të Muratit, i cili tha se qeveria aktuale ka pasur rol vendimtar në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave, një çështje e diskutuar prej më shumë se një dekade në politikën kosovare./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.