KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet

Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet

Sekretarja dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur Albulena Haxhiut, pas deklaratës së saj se zgjedhja e presidentit është më e rëndësishme sesa votimi i ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet!”, ka shkruar Çitaku, duke theksuar se prioritetet i përcakton populli.

“Dhe populli ka 17 ditë në rrugë për një arsye: UÇK-në”, ka shtuar ajo.

Çitaku ka kërkuar që institucionet ta dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe që ligji të sillet në Kuvend e të votohet pa vonesë.

“Mos bëni politikë. Merrni, për një herë të vetme, vendime në interes të shtetit!”, ka deklaruar ajo, duke e përmbyllur reagimin me thirrjen “JO NË EMRIN TIM!”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.