KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Cilat janë brengat më të mëdha të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor? Barometri i RCC-së i liston disa

Cilat janë brengat më të mëdha të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor? Barometri i RCC-së i liston disa

Sot në Bruksel është bërë publikimi i Barometrit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë barometër janë prezantuar disa nga problemet më të mëdha, me të cilat përballen qytetarët e këtij rajoni.

Kryesori del të jetë kostoja e jetesës/rritja e çmimeve, ku 66 për qind e tyre kanë deklaruar se ky është problemi.

Lidhur me këtë, Amer Kepatnoviq, nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (Regional Cooperation Council) thotë se ‘Ballkan Barometer’ është rruga e dëgjimit të njerëzve të rajonit.

“Ajo që do shihni sot në disa segmente duhet të jetë brengosëse për të gjithë”, tha ai.

Po ashtu, si problem është paraqitur edhe situata ekonomike me 44 për qind, korrupsioni me 35 për qind, jostabiliteti politik me 29 për qind.

Po ashtu në mesin e problemeve qytetarët i kanë deklaruar edhe papunësinë me 25 për qind dhe ikjen e trurit (brain drain) me 22 për qind. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.