KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Cheryl shfaqet me shenjën e saj ikonike, ndërsa përgatitet për rikthimin e madh në televizion

Cheryl shfaqet me shenjën e saj ikonike, ndërsa përgatitet për rikthimin e madh në televizion

Cheryl është rikthyer në qendër të vëmendjes me shenjën e saj ikonike, ndërsa ka siguruar për të dytin vit radhazi një marrëveshje si ambasadore e Nivea-s.

Këngëtarja 43-vjeçare pozoi në një set fotografik për të promovuar serumin e ri për sytë të markës, duke tërhequr vëmendjen me pamjen e saj elegante dhe format në një fustan blu.

Rikthimi i saj në ekran vjen pas një periudhe të gjatë larg televizionit. Cheryl i kishte kushtuar më shumë kohë familjes dhe djalit të saj Bear, ndërsa në skenë u rikthye në vitin 2024 me turneun e ribashkimit të Girls Aloud, pas ndarjes nga jeta të anëtares së grupit, Sarah Harding, shkruan DailyMail.

Por tani, emri i saj po qarkullon sërish në televizion. Sipas raportimeve, Cheryl është në bisedime për t’iu bashkuar sezonit të ri të The Voice UK si trajnere.

Ajo nuk është shfaqur në televizion në një program të kohës së artë prej gjashtë vitesh, që nga paraqitja e saj në The Greatest Dancer të BBC-së në vitin 2020.

Raportohet se bisedimet me drejtuesit e The Voice UK kanë vijuar prej muajsh, ndërsa xhirimet e sezonit të ri pritet të nisin në shtator në Mançester.

Nëse marrëveshja finalizohet, ky do të ishte një rikthim i rëndësishëm për Cheryl, e cila ka një eksperiencë të gjatë si figurë televizive falë viteve të saj si gjyqtare në X Factor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.