KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Chelsea planifikon një transferim befasues nga Man City

Chelsea planifikon një transferim befasues nga Man City

Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City këtë verë, ndërsa Chelsea është mes klubeve të interesuara për ta transferuar reprezentuesin portugez.

Me Xabi Alonson tashmë në krye në “Stamford Bridge”, Chelsea pritet të përforcojë disa reparte të skuadrës, përfshirë mesfushën dhe sulmin.

Raportimet sugjerojnë se klubi po largohet pjesërisht nga modeli i rreptë i transferimit të bazuar vetëm te lojtarët e rinj dhe tani po synon futbollistë me cilësi të dëshmuar dhe përvojë në Ligën Premier.

Silva shihet si një lojtar që mund t’i sjellë Chelseat lidership, kualitet dhe mentalitet fitues në skuadër.

31-vjeçari po tërheq gjithashtu interesim nga Barcelona, Milan, Juventus dhe Atletico Madrid.

Mesfushori portugez ka shënuar 77 gola dhe ka dhënë 76 asistime në 459 paraqitje për Manchester Cityn dhe pritet ta luajë ndeshjen e fundit me klubin të dielën kundër Aston Villas./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.