KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Çfarë të bëni nëse nuk keni gomë rezervë?

Çfarë të bëni nëse nuk keni gomë rezervë?

Shumë automjete sot nuk kanë gomë rezervë, ndërsa disa prej tyre kanë edhe instalime gazi, ku hapësira e gomës rezervë përdoret për rezervuarin. Për këtë arsye, shumë shoferë përdorin sete për riparimin e gomave.

Megjithatë, këto sete kanë afat përdorimi dhe pas një periudhe të caktuar bëhen të papërdorshme. Afati është i shënuar në paketim dhe rekomandohet që seti të zëvendësohet pasi të ketë skaduar. Seti i vjetër duhet të hidhet në mënyrë të përshtatshme për të mbrojtur mjedisin.

Sipas këshillave të ekspertëve, nëse automjeti ka hapësirë të lirë për gomën rezervë, është edhe më mirë të pajiset me një gomë rezervë, së bashku me çelësin dhe krikun.

Seti për riparimin e gomës mund të jetë i dobishëm, por rekomandohet që të përdoret vetëm si zgjidhje e përkohshme. Nëse përdoret, me gomën e riparuar duhet të vazhdohet vetëm deri te servisi më i afërt i gomave, ku duhet të vlerësohet gjendja e saj.

Kjo vlen vetëm për dëmtime të lehta. Nëse goma ka një çarje të madhe, seti nuk do të jetë i mjaftueshëm dhe rekomandohet që automjeti të transportohet deri te servisi për zëvendësimin e gomës.

Po ashtu, një gomë e vjetër nuk rekomandohet të riparohet. Prodhuesit e gomave zakonisht nuk e këshillojnë një veprim të tillë dhe nuk japin garanci për të, ndërsa arnimi konsiderohet vetëm një zgjidhje e përkohshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.