KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për dënimin e Thaçit?

Çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për dënimin e Thaçit?

Dënimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me 17 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë në Hagë është pasqyruar nga disa media ndërkombëtare, përfshirë Associated Press, gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe agjencinë turke Anadolu.

Agjencia amerikane, Associated Press, ka raportuar për deklaratën e Thaçit se vendimi ishte politik dhe jo drejtësi.

Gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ka theksuar se Gjykata i ka vërtetuar disa, por jo të gjitha akuzat ndaj Thaçit. Ajo ka vënë në dukje se Prokuroria kishte kërkuar gjashtë vjet burgim, ndërsa Gjykata shqiptoi dënim prej 17 muajsh.

FAZ ka rikujtuar gjithashtu se ky është aktgjykimi i dytë i shkallës së parë ndaj Thaçit brenda dy muajsh, pas dënimit me 25 vjet burgim për krime lufte, më 16 shtator.

Ndërkaq, agjencia Anadolu ka raportuar për dënimet e shqiptuara ndaj të akuzuarve dhe konstatimet e Gjykatës lidhur me përpjekjet për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin për krime lufte.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.