KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Çfarë po ndodh me deponinë e mbeturinave në Sferkë? KRM Ambienti del me reagim

Çfarë po ndodh me deponinë e mbeturinave në Sferkë? KRM Ambienti del me reagim

Kompania Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave (KRM) Ambienti ka njoftuar se, pas angazhimit të pandërprerë të ekipeve në terren, vatrat e zjarrit janë vënë pothuajse tërësisht nën kontroll.

Përmes një postimi në Facebook, kompania bëri të ditur se, megjithëse zjarri është shuar në masë të madhe, tymi dhe smogu vazhdojnë të jenë të pranishëm në zonë.

“Pamje nga gjendja aktuale e vatrave të zjarrit pas intervenimit të pandërprerë të ekipeve të ndërmarrjes. Falë angazhimit të vazhdueshëm, zjarri tashmë është shuar pothuajse tërësisht. Megjithatë, tymi dhe smogu vazhdojnë të jenë të pranishëm, duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët e zonës, disa prej të cilëve kanë shprehur pakënaqësinë e tyre përmes protestës”, thuhet në njoftim.

KRM Ambienti falënderoi të gjithë akterët për mbështetjen dhe mirëkuptimin e treguar gjatë intervenimit, duke theksuar se puna në terren do të vazhdojë deri në normalizimin e plotë të situatës.

“Falënderojmë të gjithë akterët për mbështetjen dhe mirëkuptimin e treguar. Ekipet tona do të vazhdojnë punën pa ndërprerje deri në eliminimin e plotë të tymit dhe normalizimin e situatës”, thuhet në njoftimin e KRM Ambienti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.