Orgazma nuk përjetohet njësoj nga të gjithë dhe ndjesitë mund të ndryshojnë edhe te i njëjti person.
Megjithatë, ekspertët thonë se trupi mund të japë disa shenja të zakonshme gjatë dhe pas saj.
Një nga shenjat mund të jetë skuqja e lëkurës në fytyrë, qafë ose gjoks, e shoqëruar me ndjesi nxehtësie.
Në të njëjtën kohë, frymëmarrja mund të bëhet më e shpejtë dhe rrahjet e zemrës të shtohen përkohësisht.
Një tjetër ndjesi e zakonshme është tensioni që pasohet nga një çlirim i menjëhershëm. Pas kësaj, shumë njerëz ndihen më të qetë dhe të relaksuar, pasi në organizëm çlirohen substanca si oksitocina dhe dopamina, të lidhura me kënaqësinë dhe afërsinë emocionale.
Për disa persona, pas orgazmës mund të shfaqet edhe përgjumje. Studimet sugjerojnë se orgazma para gjumit mund të lidhet me një gjumë më të mirë, megjithëse nevojiten më shumë kërkime për ta konfirmuar këtë lidhje.
Kontraktimet e pavullnetshme të muskujve janë një tjetër shenjë e mundshme. Ato mund të shfaqen në zonën gjenitale, por edhe në këmbë, kofshë ose bark.
Pas orgazmës, zona gjenitale mund të bëhet gjithashtu më e ndjeshme dhe disa persona mund të mos dëshirojnë stimulim të mëtejshëm për disa minuta.
Ekspertët theksojnë se nuk ekziston një mënyrë e vetme për ta përjetuar orgazmën. Njohja më e mirë e trupit dhe mënyra se si ai reagon mund të ndihmojnë një person të kuptojë më mirë ndjesitë e veta. /Telegrafi/