KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Çfarë i bashkoi sërish? Mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen

Çfarë i bashkoi sërish? Mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen

Pas një historie dashurie me ulje e ngritje, ndarje dhe një ribashkim që gëzoi fansat e tyre, Lela Seferi dhe Leo Gashi duket se po shijojnë një kapitull të ri së bashku.

Dyshja e njohur nga Big Brother VIP Kosova 3 ka publikuar një kolazh fotografish me momente romantike krah njëri-tjetrit, por këtë herë, më shumë se fotografitë, vëmendjen e ka marrë përshkrimi i Lelës.

“Disa gjëra në jetë kanë nevojë për kohë, distancë dhe heshtje, që të gjejnë sërish rrugën drejt vendit ku i përkasin…”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar mesazhin me një zemër të kuqe.

Një dedikim që duket se përmbledh më së miri gjithë rrugëtimin e tyre, nga dashuria që lindi brenda shtëpisë së Big Brother, te ndarja që bëri bujë e deri te vendimi për t’i dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit.

E nëse përshkrimi i Lelës ishte emocional, Leo u kujdes që gjithçka ta thoshte me vetëm dy fjalë.

“Të dua”, ka komentuar ai poshtë publikimit të përbashkët.

Kujtojmë se Prive By LS ishte ndër të parat që solli pamje të dyshes gjatë pushimeve të përbashkëta në Shqipëri, në një kohë kur ribashkimi ende nuk ishte konfirmuar publikisht.

Më pas, Lela u shfaq si protagoniste në videoklipin e këngës “Don” të Leos, duke vulosur rikthimin e tyre në krahët e njëri-tjetrit.

Tashmë, me këtë dedikim, çifti duket se po tregon se ndonjëherë edhe largësia mund t’i bëjë dy njerëz ta kuptojnë se ku duan të përkasin.

Dhe, të paktën për Lelën dhe Leon, rruga i ka çuar sërish te njëri-tjetri. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.