Aktorja amerikane, Hayden Panettiere, e njohur veçanërisht për rolet në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, duke tronditur fansat në mbarë botën.
Sipas autoriteteve, Panettiere u gjet në arrest kardiak të dielën në një apartament në Greenville, Karolina e Jugut, ku po qëndronte përkohësisht.
Ekipet e emergjencës tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses.
Foto: Ken Ruinard/USA Today
Ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.
Në audio-regjistrimin e thirrjes në 911 është përmendur mundësia e një mbidoze, por autoritetet nuk kanë konfirmuar se një mbidozë ishte shkaku i vdekjes.
Edhe Administrata Amerikane për Luftën kundër Drogës (DEA) është përfshirë në hetim.
Raporti i policisë tregon se në momentin e ngjarjes në apartament ndodheshin Brian dhe Zach Hickerson, ndërsa Brian, i cili ishte përshkruar si partneri i Panettiere, u tha autoriteteve se ajo ishte e dashura e tij.
Brian dhe Hayden
Ai gjithashtu u tregoi policëve një çantë me medikamentet e aktores.Autopsia fillestare nuk zbuloi shenja të dukshme traume, gjersa shkaku dhe mënyra e vdekjes ende nuk janë përcaktuar.
Rezultatet e analizave toksikologjike pritet të japin më shumë përgjigje.
Vetëm pak muaj para vdekjes, Panettiere kishte publikuar një libër autobiografik ku kishte folur hapur për betejat e saj me shëndetin mendor, varësinë dhe dhunën në një marrëdhënie të kaluar.
Hayden
Vdekja e saj vjen në një moment kur karriera e aktores dukej se po merrte sërish drejtim.
Ajo kishte rikthyer vëmendjen te jeta dhe puna e saj, ndonëse në fillim të këtij viti ishte publikuar edhe filmi i saj i fundit. /Telegrafi/
