KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” merr njohje ndërkombëtare

Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” merr njohje ndërkombëtare

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” tashmë është e njohur ndërkombëtarisht, një zhvillim që e ka cilësuar si “arritje të rëndësishme dhe historike për ekonominë e Republikës së Kosovës”.

Sipas OEK-ut, në Paris, institucioni është “akredituar zyrtarisht nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike për lëshimin e Certifikatave të Origjinës me njohje globale”.

“Ky proces përfaqëson rezultat të një pune të gjatë institucionale dhe profesionale, me qëllim forcimin e pozitës së Kosovës në tregtinë ndërkombëtare dhe rritjen e besueshmërisë së produkteve kosovare në tregjet globale”, thuhet në komunikatë.

Oda Ekonomike thekson se me këtë akreditim, për herë të parë në historinë e vendit, certifikatat e origjinës të lëshuara nga ky institucion do të kenë vlefshmëri të njohur ndërkombëtarisht.

“Për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, Certifikatat e Origjinës të lëshuara nga Oda Ekonomike e Kosovës do të kenë validitet ndërkombëtar të pranuar, duke mundësuar një prezantim më të fuqishëm të produkteve vendore në tregjet botërore”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas OEK-ut, ky hap strategjik pritet të kontribuojë në forcimin e eksportit të produkteve kosovare, rritjen e kredibilitetit ndërkombëtar të bizneseve vendore, digjitalizimin dhe modernizimin e shërbimeve tregtare, si dhe në mbështetjen e drejtpërdrejtë të prodhuesve dhe eksportuesve të Kosovës.

“Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe hap perspektiva të reja për integrimin më të thellë të Kosovës në tregjet ndërkombëtare”, përfundon komunikata e Odës Ekonomike të Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.