KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çerdhja e re “Qarku 1” në Gjilan pritet të hapet së shpejt

Çerdhja e re “Qarku 1” në Gjilan pritet të hapet së shpejt

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se çerdhja e re “Qarku 1”, në Lagjen 8 të qytetit, pritet të hapet së shpejti.

Hyseni ka bërë të ditur se gjatë ditës ka vizituar objektin e ri së bashku me ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hajrulla Çeku.

Sipas tij, çerdhja do t’u ofrojë fëmijëve të kësaj lagjeje një hapësirë të sigurt dhe të përshtatshme për zhvillim dhe edukim.

Ndërkohë, punimet për ndërtimin e çerdheve të reja po zhvillohen edhe në lagjet “Arbëria” dhe “Fidanishte”, me synim zgjerimin e hapësirave për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve në Gjilan. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.