KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë humbi të gjithë energjinë elektrike jashtë objektit kryesor

Centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë humbi të gjithë energjinë elektrike jashtë objektit kryesor

Centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë, vendi i katastrofës më të keqe bërthamore civile në botë, humbi të gjithë energjinë elektrike jashtë objektit kryesor.

Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndodhi pas një aktiviteti të gjerë ushtarak të martën në mëngjes, tha mbikëqyrësi atomik i OKB-së në një postim në X.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) theksoi se disa nënstacione elektrike ukrainase, jetësore për sigurinë bërthamore, u prekën nga aktiviteti ushtarak, ndërsa linjat e energjisë për disa centrale të tjera bërthamore u prekën gjithashtu.

Rusia nisi një sulm të kombinuar me dronë dhe raketa në Ukrainë herët të martën, duke ndërprerë furnizimin me energji dhe ngrohje për mijëra ndërtesa apartamentesh në Kiev.

Për shkak të ndërprerjeve të rrjetit elektrik në disa rajone të shkaktuara nga sulmet ruse, ndërprerjet emergjente të energjisë elektrike janë aktualisht në fuqi.

Në rajone të tjera, janë në fuqi oraret e kufizimit të energjisë për industrinë dhe oraret e ndërprerjeve të energjisë elektrike çdo orë për popullsinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.