Cata Coll është shpallur portierja më e mirë në botë në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, duke fituar çmimin Yashin në kategorinë e femrave.
Portierja e Barcelonës u vlerësua për paraqitjet e saj gjatë sezonit 2025/26, në të cilin ishte një nga figurat e rëndësishme të skuadrës katalanase.
Në garën për këtë çmim, spanjollja triumfoi përpara Ann-Katrin Berger, Hannah Hampton, Lorena dhe Ayaka Yamashita.
Cata Coll zhvilloi 32 ndeshje në të gjitha garat gjatë sezonit të kaluar, duke pësuar vetëm 16 gola.
Ajo ndihmoi Barcelonën të fitonte katër trofe: La Ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretëreshës dhe Superkupën e Spanjës.
Ky është një tjetër vlerësim i rëndësishëm për Barcelonën, e cila vazhdon të dominojë edhe në çmimet individuale të futbollit të femrave.
Me këtë triumf, Cata Coll bëhet portierja e parë në historinë e Barcelonës, në futbollin e meshkujve apo të femrave, që fiton këtë çmim. /Zëri

