Kupa e Botës FIFA 2026 ka prezantuar një numër elementësh të rinj gjatë ndeshjeve, me pushime tre-minutëshe për hidratim që tani janë një veçori e rregullt gjatë ndeshjeve.
Ndërprerjet kanë ngjallur debate, me kritika të përqendruara në ritmin e prishur, kohën e shtuar të ndërprerjeve dhe rritjen e ndërprerjeve komerciale.
Edhe pse shpesh nuk janë të pëlqyeshme nga disa tifozë dhe analistë, pushimet kanë mbështetësit e tyre.
Midis tyre është edhe legjenda e Spanjës dhe Real Madridit, Iker Casillas.
Ish-portieri spanjoll përdori rrjetet sociale, duke sugjeruar një ripërcaktim rrënjësor të strukturës së lojës.
“Duke parë se si pushimet për hidratim janë bërë tashmë një veçori e rregullt në ndeshje, a nuk mendoni se të luhen katër periudha 25-minutëshe do të ishte një ide e mirë në ndeshjet e futbollit? Thjesht e po e them këtë”, ka shkruar Casillas. /Telegrafi/
