Çantat gjigante po rikthehen fuqishëm në modë këtë vjeshtë, duke u shndërruar në një nga tendencat më të dallueshme të sezonit.
Modelet e mëdha po shfaqen gjithnjë e më shumë në rrjete sociale dhe në paraqitjet e personazheve të njohura, duke dëshmuar se këtë sezon prakticiteti mund të kombinohet me stilin.
Një prej modeleve që bie në sy është çanta Shuldo nga Polène, me formë të strukturuar dhe hapësirë të bollshme.
Për një pamje më të përditshme, ASOS sjell një model me efekt lëkure krokodili, ndërsa Dune ofron një çantë të madhe në stilin e një valixheje të vogël, ideale për ditët kur nevojiten më shumë gjëra me vete.
Në listë përfshihen edhe modele nga Katie Loxton dhe DeMellier, të cilat kombinojnë përmasat e mëdha me një pamje elegante.
Një çantë në ngjyrë bordo nga Next është gjithashtu ndër alternativat që përshtaten veçanërisht mirë me paletën e ngjyrave të vjeshtës.
Për adhurueset e stilit më luksoz, Strathberry sjell modelin Kite Hobo Maxi, ndërsa Sézane propozon Maxi Solal, një çantë në formë kovë me hapësirë të mjaftueshme edhe për një laptop 13-inç.
Modeli është i disponueshëm në disa ngjyra, ndërsa tonalitetet kafe janë veçanërisht të përshtatshme për sezonin e vjeshtës.
Në trend janë edhe çantat e mëdha nga Reiss dhe Mango. Modeli Ramona nga Reiss vjen në një siluetë shumë të gjerë prej kamoshi, ndërsa çanta e Mango-s prej lëkure kombinon pamjen elegante me detaje dekorative dhe disa ndarje të brendshme.
Çantat e mëdha nuk janë më vetëm një zgjedhje praktike për të mbajtur gjithçka me vete. Këtë vjeshtë, ato po përdoren edhe si një element kryesor i veshjes, duke i dhënë pamjes një karakter më të guximshëm dhe modern. /Telegrafi/