KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Calvert-Lewin: I thashë gjyqtarit se më tërhoqi për flokë dhe pas kësaj, vendimi varet nga ai

Calvert-Lewin: I thashë gjyqtarit se më tërhoqi për flokë dhe pas kësaj, vendimi varet nga ai

Sulmuesi i Leeds United, Dominic Calvert-Lewin, ka komentuar fitoren e rëndësishme 2-1 në udhëtim ndaj Manchester United, në javën e 32-të Ligës Premier, duke theksuar rëndësinë e tre pikëve në këtë fazë të sezonit.

Duke folur për rëndësinë e rezultatit dhe qasjen e skuadrës, ai u shpreh:

“Ky është një rezultat shumë i rëndësishëm për ne. E dinim këtë edhe para ndeshjes”.

Më tej, sulmuesi nënvizoi mentalitetin fitues të ekipit.

“Erdhëm këtu për të fituar, ky ishte mentaliteti ynë dhe e zbatuam planin e lojës duke marrë tre pikët. Është e rëndësishme të mos i kushtojmë shumë vëmendje zhurmës së jashtme dhe të fokusohemi vetëm tek ajo që kemi përpara”.

Në fund, Calvert-Lewin vuri në dukje objektivin kryesor të skuadrës.

“Është e lehtë të vish këtu dhe të bësh histori, por kjo nuk ka rëndësi në fund të sezonit kur numërohen pikët”.

Sa i përket incidentit që çoi në kartonin e kuq për mbrojtësin e Manchester United, Lisandro Martinez, ai dha versionin e tij të ngjarjes.

“Mua më dukej sikur më tërhoqën nga flokët, ia thashë këtë gjyqtarit dhe vendimi i takon atij. Është për të ardhur keq për të. Pavarësisht nëse kishte apo jo qëllim nuk mbaj mëri, por kështu ndodhi”, përfundoi Lewin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.