KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Caktimi i masës ndaj Gani Gecit, gjykata jep detaje

Caktimi i masës ndaj Gani Gecit, gjykata jep detaje

Një muaj paraburgim i është caktuar ish-deputetit Gani Geci, i cili dyshohet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Caktimi i masës ndaj Gecit, u konfirmua më herët nga burimet e Klankosova.tv brenda kësaj gjykate.

Në njoftim e publikuar për media, thuhet se "Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku që i pandehuri të përsërisë veprën penale apo të kryejë veprën penale me të cilën ka kanosur, gjithashtu gjykata vlerëson se rreziku është konkret, real dhe i bazuar në rrethanat e veçanta të këtij rasti".

"Në këtë drejtim, gjykata ka marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, përmbajtjen dhe intensitetin e kërcënimeve, si dhe sjelljen e të pandehurit pas ngjarjes", thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

"Gjykata vlerëson se nëse i pandehuri lihet në liri pa masa të përshtatshme parandaluese, mund të tentojë të kontaktojë sërish të dëmtuarin L.M., të ushtrojë presion të mëtejshëm ndaj tij, përmes kanosjeve ose të ndërmarrë veprime për realizimin e kanosjes së pretenduar".

"Gjykata poashtu vlerëson se, në rrethanat konkrete të rastit, masat alternative ndaj paraburgimit nuk do të ishin të mjaftueshme për ta evituar rrezikun e përsëritjes së veprës penale ose të kryerjes së veprës me të cilën pretendohet se është kanosur i dëmtuari. Andaj, në këtë fazë të procedurës, masa e paraburgimit është e domosdoshme dhe se asnjëra nga masat e tjera të parapara me nenin 171 të KPPRK-së nuk do të ishte e mjaftueshme për të evituar rrezikun konkret të identifikuar në këtë çështje penale. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës", përfundon njoftimi i kësaj gjykate transmeton Klankosova.tv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.