KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Cadillacu ‘i artë’ shitet për 1.27 milionë dollarë, vendos rekord

Cadillacu ‘i artë’ shitet për 1.27 milionë dollarë, vendos rekord

Një Cadillac Elegante i vitit 1953, i veshur me detaje prej ari 24-karatësh, është shitur për 1.275 milionë dollarë në një ankand në Auburn, Indiana, duke vendosur rekord si Cadillac-u më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në një ankand publik.

Makina unike është ndërtuar mbi shasinë e një Series 62 dhe karroceria e saj është punuar me dorë në Itali nga Carrozzeria Motto.

Dizajni është krijuar nga stilisti Albrecht von Goertz, i cili më vonë u bë i famshëm për BMW 507.

Cadillac-u kishte qëndruar larg syrit të publikut për rreth 73 vjet.

Restaurimi i tij zgjati 16 vjet dhe përfundoi në vitin 2014.

Detajet prej ari përfshijnë dorezat e dyerve, kornizën e xhamit të përparmë dhe elementë të tjerë të personalizuar.

Makina ka gjithashtu interier me lëkurë italiane ngjyrë burgundy dhe një motor V8 5.4 litra me rreth 210 kuaj fuqi.

Çmimi i ri tejkalon rekordin e mëparshëm prej 940 mijë dollarësh, të vendosur në vitin 2023 nga një Cadillac V16 Fleetwood Aerodynamic Coupe i vitit 1934.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.