Gazetari Berat Buzhala dhe drejtuesi i Debat Plus, Ermal Panduri kanë replikuar në lidhje me intervistën që kryeministri Albin Kurti do ta japë sot pikërisht në këtë emision.
Fillimisht, Nacionale raportoi rreth intervistës, e cila duket se do të ndryshohet me një orar më ndryshe, nga ora 20:00.
Ndërkohë, Kurti sipas asaj që na e tha në një bisedë vetë Panduri, do të paraqitet i vetëm në intervistë, pra nuk do t’i ketë përballë panelistët.
Panduri ka bërë një reagim në Facebook rreth këtij raportimi të Nacionales, duke shkruar si vijon: “ Nje gjë e di sigurt, une nuk e marr me kerr”.
Më poshtë, i ka komentuar gazetari Buzhala, i cili ka shtruar një pyetje: “A t’shkoj ta marr une? N’sa me ta shkarku ne zyre?”
Këtu i është përgjigjur Panduri, duke i thënë “çfare je ti, e qon në Nacionale”.
Ndërkohë, Nacionale ka mësuar se kryeministri Kurti mund të paraqitet për intervistë gjatë ditëve në vijim edhe në Rubikon të Klan Kosovës, ndërsa gjatë javës tjetër, pritet që edhe në televizionin T7.
Kjo gatishmëri e Kurtit, jo e parë shpesh, për t’u dalë përpara në intervistë gazetarëve kosovarë, mund të jetë planifikuar në takimin e mbajtur para disa ditësh në Zyrën e Kryeministrin.