Barcelona i ka marrë dy lajme të mira para ndeshjes me Real Betisin, pasi Raphinha dhe Frenkie de Jong janë rikthyer në listën e futbollistëve të gatshëm për lojë.
Trajneri Hansi Flick ka publikuar listën e të ftuarve për duelin që zhvillohet të shtunën në orën 18:30, në stadiumin “La Cartuja” të Sevillas. Të dy futbollistët janë përfshirë në listë pas rikuperimit nga lëndimet.
Raphinha rikthehet, por me kujdes
Sulmuesi brazilian ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Barcelonës, pasi pësoi një edemë muskulore gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Brazilit.
Rikthimi i tij është një lajm i rëndësishëm për Flickun, pasi Raphinha konsiderohet një nga lojtarët kryesorë të skuadrës katalunase.
Megjithatë, trajneri gjerman pritet të mos rrezikojë me aktivizimin e tij nga minuta e parë.
Barcelona e pret një periudhë shumë të ngarkuar, me ndeshjet ndaj Betisit, Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit brenda pak ditësh.
De Jong gjithashtu është gati
Një tjetër lajm pozitiv është rikthimi i Frenkie de Jongut, i cili ka qenë jashtë fushave për shkak të një lëndimi në ligamentin anësor të brendshëm të gjurit të djathtë, të pësuar gjatë Botërorit.
Mesfushori holandez mund të marrë minuta në ndeshjen ndaj Betisit, por është pak e mundshme që të jetë titullar, pasi sapo është rikthyer në dispozicion të trajnerit.
Ndërkohë, Roony dhe Andreas Christensen vazhdojnë të mungojnë për shkak të lëndimeve, ndërsa Hamza do të luajë me ekipin e dytë të Barcelonës.
Rikthimi i Raphinhas dhe De Jongut i jep Flickut më shumë alternativa në një moment vendimtar të sezonit, kur Barcelona synon të ruajë formën e mirë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. /Zëri

