Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka mbajtur mbrëmë premierën e albumit të tij të ri, “I pari”, në një event privat, ku projekti u prezantua në rrethin e ngushtë të familjarëve dhe miqve.
Albumi përmban rreth 14 këngë, ndërsa Butrinti ka folur për herë të parë më gjerë rreth këtij materiali muzikor në një intervistë të realizuar për “Artistët shqiptarë”, ku ndau disa detaje interesante.
I pyetur se cila nga këngët e albumit është më e preferuara e tij, këngëtari u shpreh se kënga që e pëlqen më shumë është “Të dua”.
Por surpriza më e madhe erdhi kur ai zbuloi se ai dhe ekipi i tij kanë menduar edhe një mënyrë unike për t’u afruar me fansat: një sfidë në TikTok, ku shpërblimi nuk është aspak i vogël.
Sipas Butrint Imerit, nëse një nga fansat arrin ta bëjë virale një video në TikTok me këngën e tij, atëherë do të fitojë 100 mijë euro.
Ndërkohë, Butrinti u pyet edhe për jetën e tij personale dhe nëse kjo verë do ta gjejë në një lidhje apo “single”. Këngëtari u përgjigj pa hezitim, duke thënë se, sipas tij, me siguri vera do ta gjejë në lidhje.
Albumi “I pari” pritet të jetë një nga projektet më të komentuara të sezonit, ndërsa fansat tashmë po presin publikimin e plotë dhe këngët që mund të kthehen në hitet e kësaj vere. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be
