Një rast i dhunës në familje është raportuar në Lipjan, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 22:20. I dyshuari, sipas viktimës, nën ndikimin e alkoolit e kishte sulmuar fizikisht atë një ditë më parë, raporton lajmi.net
Pas rastit, viktima ka shkuar te familja e saj me dëshirën e vet.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

