Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se së shpejti pritet të përfundojë çerdhja më e madhe në këtë komunë, e cila do të ketë kapacitet për deri në 150 fëmijë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bulliqi ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë, duke theksuar se projekti është pjesë e investimeve në shërbime për qytetarët.
“Shumë shpejt do ta finalizojmë çerdhen më të madhe në Podujevë, me kapacitet deri në 150 fëmijë”, ka shkruar Bulliqi.
Ai ka theksuar se komuna po vazhdon me realizimin e projekteve konkrete në të mirë të qytetarëve. /Telegrafi/