Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se në fshatin Batllavë po vazhdon ndërtimi i një çerdheje të re për fëmijë.
Bulliqi ka bërë të ditur se çerdhja do të ketë një sipërfaqe prej 756 metrash katrorë dhe kapacitet për 60 fëmijë.
“Jam krenar që krijimin e infrastrukturës moderne për qytetarët tanë anekënd Podujevës po e vazhdojmë edhe me ndërtimin e çerdhes së re në fshatin Batllavë”, ka shkruar Bulliqi.
Sipas tij, objekti është duke u ndërtuar me kushte moderne dhe hapësira të përshtatshme për një çerdhe të standardeve evropiane.
“Fëmijët e Batllavës do të kenë një ambient të sigurt, të përshtatshëm dhe bashkëkohor për rritje, zhvillim dhe edukim, ndërsa familjet do të kenë një shërbim të rëndësishëm më afër shtëpive të tyre”, ka deklaruar Bulliqi. /Telegrafi/