Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se punimet në çerdhen e qytetit po hyjnë në fazën përfundimtare.
Bulliqi, së bashku me drejtorin Avni Fetahu, ka vizituar punimet në këtë objekt, i cili sipas tij do të jetë çerdhja më e madhe në qytetin e Podujevës.
Çerdhja moderne pritet të krijojë hapësirë për rreth 150 fëmijë, duke ofruar ambiente të reja, të sigurta dhe të përshtatshme për zhvillimin e tyre.
“Punimet tashmë janë në fazën përfundimtare”, ka bërë të ditur Bulliqi, duke theksuar se fëmijët do të kenë së shpejti në dispozicion këtë hapësirë të re. /Telegrafi/
