KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Bujar Pllana merr shtetësinë e Shqipërisë, do t’i bashkohet kuqezinjve

Bujar Pllana merr shtetësinë e Shqipërisë, do t’i bashkohet kuqezinjve

Bujar Pllana është larguar nga Kombëtarja e Kosovës, ku kishte kaluar të gjitha grupmoshat.

Mbrojtësi qendror që aktivizohet në Superligën polake me Lechia Gdansk karrierën ndërkombëtare do ta vazhdoj te Kombëtarja e Shqipërisë.

24-vjeçari ka marrë pasaportën e Shqipërisë dhe tanimë FIFA ia ka pranuar ndryshimin e ekipit kombëtar.

Ka qenë Federata e Futbollit të Kosovës që i ka dhënë leje për të kaluar te Shqipëria mbrojtësit qendror.

Pllana është prodhim i futbollit kosovar, pasi karrierën e nsii te Trepça ’89 dhe bëri karrierë edhe te Feronikeli dhe Prishtina para se të kalonte në Kroaci te Slaven Belupo dhe tani me mjaftë sukses po luan te Lechia Gdansk në elitën e futbollit polak.

Mbrojtësi i talentuar pritet të jetë i grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjet e muajit mars. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.