KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Buçkovski: Pa integrim, Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet e izoluar në rajon

Buçkovski: Pa integrim, Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet e izoluar në rajon

Ish-kryeministri Vllado Buçkovski, lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe politikat e qeverisë, thotë se vizita e ministrit Timço Mucunski në Sofje është për t’u mirëpritur, edhe pse ishte e detyruar.

Ai beson se duhej të kishte më shumë takime midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Rumen Radev.

“Nuk i di taktikat dhe strategjinë, por padyshim që nuk dha fryte. Viti i tretë (i qeverisjes) po kalon. Viti tjetër është viti i zgjedhjeve dhe mendoj se duhet të ndodhë ndonjë mrekulli, në mënyrë që qeveria e OBRM-PDUKM-së të më surprizojë këndshëm me racionalitetin dhe pragmatizmin e saj. Patjetër duhet të jemi të qartë, pa BE-në, Maqedonia do të jetë një zorrë çore në Evropën Juglindore, jo në Ballkanin Perëndimor. Edhe Kosova do të na kalojë. Ky është mesazhi im”, tha Buçkovski në emisionin “360 shkallë”.

Ish-kryeministri theksoi se nëse nuk do të ishte provokimi me arratisjen e Iva Mihailovës, tema e Maqedonisë nuk do të kishte qenë as temë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Bullgari, të cilat i fitoi Iliana Jotova./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.