KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Britania në KS të OKB-së: Thirrje për njohjen e Kosovës dhe ndëshkimin e përgjegjësve të sulmit në Banjskë

Britania në KS të OKB-së: Thirrje për njohjen e Kosovës dhe ndëshkimin e përgjegjësve të sulmit në Banjskë

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që sa më shumë shtete anëtare të OKB-së ta njohin Kosovën si shtet, duke theksuar se një hap i tillë është thelbësor për stabilitetin afatgjatë në rajon.

Ajo ka kujtuar se Mbretëria e Bashkuar ishte ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke vlerësuar se procesi i njohjes mbetet i rëndësishëm për konsolidimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Gjatë fjalimit të saj, ajo ka vlerësuar edhe proceset zgjedhore në Kosovë, si dhe ka përmendur si hap konstruktiv zgjidhjet për zbatimin e Ligjit për të huajt.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesja britanike ka përsëritur thirrjen drejtuar Serbisë për uljen e tensioneve dhe për vënien para drejtësisë të përgjegjësve të sulmit në Banjskë.

“Vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese dhe të zgjidhin mospajtimet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka përmendur sërish sulmin në Banjskë, duke kërkuar që autorët e tij, përfshirë Millan Radoiçiçin, të përballen me drejtësinë në Serbi.

“Pas më shumë se dy vitesh nga sulmi në Banjskë, ne përsërisim thirrjen tonë që Serbia të sjellë para përgjegjësisë autorët, përfshirë Radoiçiçin”, ka thënë përfaqësuesja britanike./Telegrafi.

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.