KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Brikenën e ‘tradhton’ fustani, zbulon aksidentalisht të pasmet gjatë spektaklit ‘Prime’

Brikenën e ‘tradhton’ fustani, zbulon aksidentalisht të pasmet gjatë spektaklit ‘Prime’

Prime-i i mbrëmshëm në Big Brother VIP Albania u dominua nga momentet mes Brikena Xhomaqi dhe Mateo Deda.

Përveç puthjes së parë që tërhoqi vëmendjen e publikut, dyshja pati edhe një tjetër arsye për të festuar, pasi Mateo arriti t’i shpëtojë nominimit kokë më kokë me Stenaldo Mëhilli.

Gëzimi i tyre ishte i madh dhe Brikena vrapoi menjëherë për t’i dhënë lajmin e mirë Mateos. Në entuziazmin e momentit, fustani minimal i modeles nga Kosova i zbuloi më shumë seç duhet, duke bërë që kamerat të kapnin një moment të sikletshëm.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Pasi iu hodh në krah Mateos, fustani i saj u ngrit dhe Brikena u përpoq ta ulte me duar. Megjithatë, përqafimi i fortë i Mateos e bëri të vështirë rregullimin e menjëhershëm, ndërsa skena u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Pavarësisht momentit të papritur, dyshja vazhdoi të festonte shpëtimin nga eliminimi, duke treguar edhe njëherë afrimitetin që po krijohet mes tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.