KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Brazili zbulon gjendjen e Neymarit, rezultatet sjellin optimizëm të madh

Brazili zbulon gjendjen e Neymarit, rezultatet sjellin optimizëm të madh

Federata Braziliane e Futbollit ka publikuar një përditësim zyrtar mbi gjendjen e Neymarit, duke konfirmuar se sulmuesi po përparon sipas planit në procesin e rikuperimit.

Sipas njoftimit, Neymari iu nënshtrua një rezonance magnetike (MRI) të hënën, si pjesë e programit të vazhdueshëm të rehabilitimit.

Rezultatet kanë treguar përmirësime të kënaqshme, me stafin mjekësor që është i kënaqur me ecurinë e trajtimit të tij.

Në deklaratën zyrtare të Federatës Braziliane thuhet:

“Neymar iu nënshtrua një MRI-je të hënën dhe testet treguan një ecuri të mirë të trajtimit të tij, brenda parametrave të pritur”.

Më tej, federata shtoi:

“Ai do të vazhdojë procesin e rikuperimit sipas planit të përgatitur nga komisioni mjekësor i Kombëtares së Brazilit”.

Megjithëse nuk është bërë e ditur një datë e saktë për rikthimin e tij në fushë, ky përditësim konsiderohet një lajm inkurajues si për Brazilin, ashtu edhe për vetë Neymarin.

34-vjeçari do të vazhdojë të punojë nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor të kombëtares, teksa synon të rikthehet sa më shpejt në formën e tij optimale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.