Braga e ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes në Ligën e Evropës, duke e mposhtur në shtëpi Real Betisin për të siguruar biletën për në gjysmëfinale, pranë Freiburgut, Aston Villas e Nottingham Forestit.
Pasi ndeshja e parë ndërmjet Bragas dhe Betisit përfundoi me rezultat 1-1, sfida kthyese në Spanjë ishte vendimtare për të mësuar gjysmëfinalistin.
Betisi e nisi për mrekulli duke shënuar dy gola, megjithatë Braga bëri një përmbysje të çmendur në 2-4, për t’i eliminuar spanjollët përfundimisht nga ky kompeticion.
Freiburgu gjithashtu e ka eliminuar Celta Vigon, duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 1-6. Gjermanët pasi fituan bindshëm 3-0 në shtëpi, morën një tjetër triumf prej 1-3 në udhëtim për t’u kualifikuar tutje.
Aston Villa gjithashtu nuk pati fare problem me Bolognan, duke e mposhtur me rezultat 4-0 në shtëpi për të avancuar tutje.
Ndërkohë, sfida interesante mes Nottingham Forest dhe Portos përfundoi me rezultat 1-0, ku Gibbs-White bëri heroin për vendasit për t’iu siguruar avancimin tutje.
Vlen të ceket se Porto ishte me një lojtar që nga minuta e tetë pasi Bednarek mori direkt karton të kuq me një ndërhyrje të ashpër.
Kësisoj, në gjysmëfinale Freiburg do të përballet me Bragan, ndërsa Aston Villa kundër Nottingham Forestit./Telegrafi/