Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, tërhoqën vëmendjen e publikut gjatë finales së US Open, ku u shfaqën në tribunat e stadiumit Arthur Ashe për të ndjekur përballjen mes Arina Sabalenkës dhe Elena Ribakinës.
Prania e aktorit të njohur nuk kaloi pa u vënë re.
Pitt ndoqi me vëmendje ndeshjen, teksa në disa momente u ndal edhe për të bërë fotografi me fanset që e rrethonin.
Por Brad Pitt dhe Ines de Ramon nuk ishin të vetmet figura të njohura në tribunat e finales.
Mes të pranishmëve ishin edhe legjenda braziliane e futbollit Ronaldo Nazario, këngëtarja Pink, aktorët Rami Malek, Amy Adams dhe Elizabeth Banks si dhe Paris Hilton me bashkëshortin Carter Reum.
Në mesin e të ftuarve u panë gjithashtu Fran Drescher, legjenda e tenisit Billie Jean King, Spike Lee, Jake Paul, Jutta Leerdam dhe Shonda Rhimes.
Në fushë, Elena Ribakina zhvilloi një ndeshje të fortë dhe arriti të mposhtë Sabalenkën me rezultatin 6:4, 5:7, 6:2, duke fituar kështu titullin e saj të parë në US Open.
Edhe pse humbi finalen, Sabalenka u largua nga turneu me një arritje historike. /Telegrafi/