Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin

    September 20, 2026

    Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka

    September 20, 2026

    Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara

    September 20, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin
    • Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka
    • Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara
    • Autobusi me nxënës përplaset me një shkëmb në Mal të Zi, ka të lënduar
    • 42 kilometra për t’u sfiduar: Prishtina mbushet me mijëra vrapues
    • Hap i ri për bizneset kosovare, Kosova pjesë e ATA Carnet
    • “Po familja e Rexhes?” – Hamza përgjigjet pas kritikave për mosvizitë: Ju kam shkruar, pres të takohemi
    • Angelina Jolie dhe Salma Hayek rrëfejnë si lindi miqësia e tyre gjatë “Without Blood”
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, September 20
    • Ballina
    • Lajme

      Penelope Cruz shfaqet elegante në premierën e “The Invite”

      September 20, 2026

      Shoferi arratiset nga kontrolli policor, vetura përfundon e aksidentuar

      September 20, 2026

      Sulmoi nusen, arrestohet një grua në Malishevë

      September 20, 2026

      Përleshje në Prizren, lëndohet një polic dhe arrestohen katër persona

      September 20, 2026

      Mosmarrëveshje mes vjehrrës dhe resë në Prishtinë, dy të dyshuarat shoqërohen në polici

      September 20, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Diell e vranësira, pasdite priten reshje shiu dhe rrufe

      September 20, 2026

      Super El Nino po merr fuqi – kur priten reshjet e para të borës?

      September 19, 2026

      Moti në Shqipëri, vranët me reshje shiu

      September 19, 2026

      Moti në fundjavë, vranësira e vende-vende reshje shiu

      September 19, 2026

      Moti në Shqipëri, reshje të izoluara shiu

      September 18, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » BQK hap aktivitetet e Javës Globale të Parasë 2026

    BQK hap aktivitetet e Javës Globale të Parasë 2026

    korrektpressBy korrektpressMarch 16, 2026 Bqk 3 Mins Read
    BQK hap aktivitetet e Javës Globale të Parasë 2026
    BQK hap aktivitetet e Javës Globale të Parasë 2026
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka hapur aktivitetet e Java Globale e Parasë 2026, një iniciativë ndërkombëtare që synon promovimin e edukimit financiar dhe zhvillimin e aftësive financiare tek të rinjtë.

    Në ceremoninë hapëse u ndanë edhe çmimet e konkursit edukativ “Stock Market Learning Competition”, ndërsa në aktivitet morën pjesë drejtori menaxhues i German Sparkassenstiftung for International Cooperation, Niclaus Bergmann, zëvendësambasadori i ambasades Gjermane në Kosovë, Christian Böttcher, si dhe studentë, përfaqësues të universiteteve dhe partnerë institucionalë.

    “Java Globale e Parasë është një fushatë ndërkombëtare e koordinuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), e cila bashkon bankat qendrore, institucionet financiare dhe institucionet arsimore për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e edukimit financiar dhe vendimmarrjes së përgjegjshme financiare. BQK është pjesë e kësaj nisme për të 13-tin vit me radhë”, thuhet në njoftim.

    Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e edukimit financiar për fuqizimin e qytetarëve dhe për ndërtimin e një sistemi financiar të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

    Ai tha se BQK mbetet e përkushtuar në promovimin e edukimit financiar, mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e përfshirjes financiare në vend.

    Sipas tij, ndër vite BQK ka ndërmarrë një sërë iniciativash për rritjen e ndërgjegjësimit financiar të qytetarëve, përfshirë platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbimeve financiare, aktivitete edukative me nxënës dhe studentë, si dhe programe që synojnë përmirësimin e qasjes në shërbime financiare për personat me aftësi të kufizuara.

    Gjatë ceremonisë u ndanë edhe çmimet për fituesit e “Stock Market Learning Competition”, një garë edukative e zhvilluar në bashkëpunim me German Sparkassenstiftung for International Cooperation.

    Përmes kësaj gare, studentët nga fakultete ekonomike të Kosovës patën mundësi të mësojnë në mënyrë praktike funksionimin e tregjeve financiare përmes simulimit të tregtimit në bursën virtuale të Stuttgartit.

    Në këtë garë morën pjesë 42 studentë nga tetë fakultete të ekonomisë dhe biznesit në Kosovë, të cilët zhvilluan njohuri dhe aftësi praktike në fushën e investimeve dhe tregjeve financiare.

    Po ashtu, u ndanë edhe çmime për fituesit e një kuizi financiar për nxënësit e shkollave të mesme, ku u shpërblyen gjashtë nxënës nga shkolla të ndryshme të vendit.

    Në kuadër të aktiviteteve të kësaj jave, BQK njoftoi edhe për hapjen e thirrjes për aplikim për “Çmimin për Ekonomistët e Rinj”, i cili synon të inkurajojë studentët dhe studiuesit e rinj të kontribuojnë me punime kërkimore inovative në fushën e ekonomisë dhe financave.

    Paraprakisht, guvernatori Ahmet Ismaili zhvilloi edhe një takim me drejtorin menaxhues të German Sparkassenstiftung for International Cooperation, Niclaus Bergmann, ku diskutuan për zhvillimet në sektorin financiar në Kosovë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e edukimit financiar dhe zhvillimit të kapaciteteve institucionale.

    Gjatë Javës Globale të Parasë 2026, BQK do të organizojë edhe një sërë aktivitetesh edukative në bashkëpunim me institucione arsimore dhe partnerë të sektorit financiar, duke përfshirë gara dhe aktivitete ndërgjegjësuese për nxënës dhe studentë në të gjithë vendin./Telegrafi/

    TË TJERA

    BQK siguron qasje në mekanizmin EUREP, forcohet rrjeti i sigurisë financiare të Kosovës

    Banka Botërore vlerëson progresin e BQK-së në modernizimin e sektorit financiar

    BQK dhe sektori bankar avancojnë përgatitjet për funksionalizimin e pagesave të shpejta përmes projektit TIPS Clone

    Ismaili pret ambasadorin Malaj, flasin për SEPA-n dhe modernizimin e sistemit të pagesave

    Mashtrimet digjitale në rritje, për 6 muaj BQK pranoi 82 ankesa për keqpërdorim të kartelave

    BQK dhe sektori bankar vazhdojnë përgatitjet për integrimin në SEPA

    Banka në telefon, cash-i në xhep – a është Kosova gati për revolucionin financiar digjital?

    LEXO GJITHASHTU

    Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin

    September 20, 2026

    Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka

    September 20, 2026

    Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara

    September 20, 2026

    Autobusi me nxënës përplaset me një shkëmb në Mal të Zi, ka të lënduar

    September 20, 2026
    TË TJERA

    42 kilometra për t’u sfiduar: Prishtina mbushet me mijëra vrapues

    September 20, 2026

    Hap i ri për bizneset kosovare, Kosova pjesë e ATA Carnet

    September 20, 2026

    “Po familja e Rexhes?” – Hamza përgjigjet pas kritikave për mosvizitë: Ju kam shkruar, pres të takohemi

    September 20, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.