KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Borë në disa pjesë të Kroacisë

Borë në disa pjesë të Kroacisë

Pjesë të Kroacisë janë mbuluar nga bora, e cila sipas të dhënave të Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik kroat (DHMZ) po bie sot edhe në zonat më të ulëta.

Shtresa më e trashë e borës është regjistruar në rajonin e Gorski Kotarit. Ndërkohë, Dubrovnik dhe një pjesë e bregdetit malazez janë goditur nga mot i rëndë dhe stuhi të fuqishme.

Sipas DHMZ-së, të cituar nga portali kroat Index.hr, sot ka reshje bore edhe në qytetet Ogulin dhe Gospiq.

Shtresa më e madhe e borës është matur në Zavizhan, në veri të malit Velebit, ku janë regjistruar 40 centimetra borë.

Në Delnice kanë rënë rreth 30 centimetra borë, ndërsa në Sljeme pranë Zagreb janë regjistruar 16 centimetra. Bora po shkakton vështirësi edhe në qarkullimin rrugor në rajonet e Likës dhe Gorski Kotarit.

Ndërkohë, Dubrovnik është përballur me stuhi të forta. Sipas Index.hr, era e fuqishme jugore, e shoqëruar me reshje të dendura shiu, ka rrëzuar pemë në disa zona të qytetit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ekipet komunale po vazhdojnë largimin e pemëve të rrëzuara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.