Girondins de Bordeaux më në fund është gati ta nisë sezonin, pas muajsh të vështirë të shoqëruar me probleme financiare dhe pasiguri për të ardhmen e klubit.
Klubi historik francez, që dikur ishte kampion i Francës dhe garonte në nivelet më të larta të futbollit evropian, tashmë duhet të përballet me realitetin e ri: garat në Régional 1, niveli i gjashtë i futbollit francez.
Bordeaux nuk arriti t'i zhvillonte katër ndeshjet e para të kampionatit, të cilat u shtynë për shkak të situatës së ndërlikuar të klubit.
Sipas kalendarit të publikuar për sezonin 2026/27, skuadra pritet ta nisë rrugëtimin më 16 tetor, në transfertë kundër ekipit të dytë të Aviron Bayonnais. Ndeshja i takon xhiros së pestë të kampionatit.
Rënia e Bordeaux është një nga historitë më dramatike të futbollit francez në vitet e fundit.
Vështirësitë financiare bënë që klubi të përjashtohej nga garat kombëtare, vendim që u konfirmua edhe pas përpjekjeve për ta ndryshuar atë.
Tani, objektivi kryesor i gjashtë herë kampionit të Francës është të rikthehet sa më shpejt në kategoritë më të larta dhe të rindërtojë një klub që dikur ishte ndër emrat e njohur të futbollit evropian. /Zëri

