KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale, aktivitete dhe surpriza për çdo lexues

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale, aktivitete dhe surpriza për çdo lexues

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim të dashamirësve të leximit. Për dhjetë ditë me radhë, kati i tretë i Albi Mall në Prishtinë do të mirëpresë vizitorët me një atmosferë festive, oferta të veçanta dhe aktivitete argëtuese për të gjitha moshat.

Gjatë këtij edicioni, vizitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një përzgjedhje e gjerë librash me zbritje speciale që arrijnë deri në 50%, duke u dhënë lexuesve mundësinë të pasurojnë bibliotekën e tyre personale me tituj nga zhanre të ndryshme, në çmime më të favorshme se kurrë. Kjo është po ashtu koha perfekte për të marrë librin që do ta lexoni gjatë pushimeve verore. Qoftë në kërkim të bestsellerëve, klasikëve apo librave për fëmijë, BookFest ofron një mundësi ideale për të zgjedhur leximin e radhës.

Përveç ofertave, vizitorët do të mund të bëhen pjesë e aktiviteteve interaktive si Jump and Grab a Book, ku pjesëmarrësit do të provojnë kërcimin e tyre për të fituar shpërblime unike, si dhe Lucky Bookmark, ku pas çdo blerjeje do të kenë mundësinë të gjejnë ndarës të veçantë faqesh me shpërblime surprizë. Programi përfshin edhe aktivitete kreative dhe argëtuese për fëmijë, duke e bërë BookFest një destinacion të përshtatshëm për të gjithë familjen.

Ju ftojmë të na vizitoni nga 10 deri më 19 korrik, në katin e tretë të Albi Mall, dhe të bëheni pjesë e një feste ku libri, lexuesi dhe përvoja e bukur e leximit bashkohen në një vend. Mirë se vini në BookFest 2026! Ju mirëpresim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.