KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Bomberi” i ri i Kosovës vazhdon shkëlqimin – Enis Rexhepi realizon dy gola për Stuttgartin

“Bomberi” i ri i Kosovës vazhdon shkëlqimin – Enis Rexhepi realizon dy gola për Stuttgartin

Enis Rexhepi po vazhdon të shkëlqejë në futbollin gjerman, ndërsa këtë herë ka qenë protagonist me dy gola në ndeshjen e Stuttgartit U19 ndaj Unterhachingut.

Sulmuesi shqiptar realizoi dy herë në këtë përballje, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 3-3, duke dëshmuar edhe një herë potencialin dhe nuhatjen e tij para portës kundërshtare.

Paraqitjet e mira të Rexhepit në Gjermani kanë marrë vëmendje edhe në nivelin e përfaqësueses, pasi ai ka marrë për herë të parë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës.

Talenti i Stuttgartit U19 është përfshirë në listën e Dardanëve për dy ndeshjet e muajit nëntor, ndaj Izraelit dhe Irlandës, duke pasur mundësinë të bëjë hapin e parë në rrugëtimin e tij me fanellën e Kosovës.

Dy golat e fundit janë një tjetër sinjal pozitiv për Rexhepin, i cili tashmë synon ta shfrytëzojë edhe mundësinë e dhënë nga përzgjedhësi i Kosovës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.