KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bllokohet përkohësisht rruga “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë

Bllokohet përkohësisht rruga “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë

Rruga “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë do të bllokohet përkohësisht nga ora 23:00 e së martës, më 13 tetor, deri në orën 06:00 të së mërkurës, më 14 tetor.

Sipas njoftimit të Komunës së Mitrovicës, bllokimi vjen për shkak të punimeve që po zhvillohen në infrastrukturën hekurudhore.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka bërë të ditur se bllokimi është i nevojshëm për të garantuar sigurinë gjatë realizimit të punimeve.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për hyrje dhe dalje nga qyteti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.