Banorët e fshatit Pantinë të Vushtrrisë po përballen me probleme me rrugë.
Për ta shprehur pakënaqësinë, këta u mblodhën në fillim të rrugicës, meqë thonë se kalimi po u vështirësohet edhe më shumë kur ka reshje atmosferike.
Ata theksuan se kërkuan takim më të parin e kësaj komune, por përgjigje nuk morën. Ata madje pohojnë se bënë edhe peticion.
Megjithatë nga komunarët mohojnë se kjo u bë sa për kokrra elektorale.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Benjamin Shala theksoi se mjetet që ishin të destinuara për këtë, ua mori kontrata kolektive.
Madje, Shala u shpreh i gatshëm edhe t'i takojë qytetarët për këtë çështje.
Për më shumë ndiqni kronikën:
Burimi: klankosova.tv ↗

