KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Blick alarmon Federatën Zvicerane: Shqipëria po provon të na “rrëmbejë” Lutfi Dalin dhe Samuel Krasniqin

Blick alarmon Federatën Zvicerane: Shqipëria po provon të na “rrëmbejë” Lutfi Dalin dhe Samuel Krasniqin

Kombëtarja e Shqipërisë është e fokusuar në afrimin e dy talentëve që po shkëlqejnë në Zvicër, pra atë të Vaduzit Lutfi Dalipi dhe të Grasshoppersit Samuel Krasniqi.

Federata Shqiptare e Futbollit, pra presidenti Armand Duka së bashku me përzgjedhësin Ronaldo Maran ishin të pranishëm në barazimin mes Grasshoppersit dhe Vaduzit (2-2).

Në këtë sfidë, paraqitje solide zhvilluan si Krasniqi ashtu edhe Dalipi. “Blick” e ka alarmuar Federatën Zvicerane për të reaguar lidhur me interesimin e FSHF-së.

“Ka pasur disa mysafirë të veçantë mes tifozëve. Një delegacion nga Federata Shqiptare e Futbollit ishte e pranishme për të shikuar dyshen, Samuel Krasniqi dhe Lutfi Dalipi. Të dy lojtarët kanë qenë me Zvicrën U21 në pushimin e fundit ndërkombëtar”.

Ndërkohë, të befasuar nga kjo pjesëmarrje kanë qenë edhe dy trajnerët e klubeve që kërkuan që lojtarët të mbrohen.

“Problemi është se askush s’e njihte Lutfin në verë dhe tani ka shumë zhurmë. Nuk është e lehtë për të, mund ta shihni. Duhet ta mbrojmë”, deklaroi trajneri i Vaduzit Marc Schneider.

Ndërkohë, ai i Grasshoppers, Olaf Janssen deklaroi se është i bindur që Krasniqi nuk do ta ndryshojë qëndrimin.

“Secili futbollist e ëndërron kombëtaren nga mosha e re. Të shohim nëse sjellja e lojtarëve do të ndryshojë ose të qëndrojë e njëjta”.

“Po provoj që t’ia largojë presionin. Ai ka nevojë për mbështetjen time dhe të ekipit”.

Të dy lojtarët përpos Zvicrës dhe Shqipërisë kanë të drejtë të luajnë edhe për Kosovën, por asnjëri prej tyre nuk ka vendosur asgjë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.